Lajme
Sa është i rrezikshëm lejimi i grumbullimit të 1 mijë personave nga 1 tetori
Të përballur me mundësinë që autoritetet zvicerane do të autorizojnë mbledhjet e mbi 1.000 personave nga 1 tetori, zyrtarët shëndetësorë thonë se masa mund të shkaktojë valën e dytë të infeksioneve Covid-19
Qeveria zvicerane njoftoi javën e kaluar se nga 1 tetori do të lejohen grumbullimet e më shumë se 1.000 njerëzve. Vendimi u mor në bazë të “nevojave të shoqërisë dhe interesave ekonomike të klubeve sportive dhe ambienteve kulturore”.
Kufiri aktual është 300, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet thanë që “masa të rrepta mbrojtëse do të zbatohen dhe ngjarjet do të duhet të autorizohen nga kantonet, duke marrë parasysh situatën lokale epidemiologjike dhe aftësinë e tyre për gjurmimin e kontakteve”.
Sidoqoftë, disa zyrtarë shëndetësorë janë duke e dëgjuar alarmin për rreziqet e përfshira në lejimin e një numri kaq të madh të njerëzve që të mblidhen në një vend ndërsa pandemia e Covid-19 nuk është ende nën kontroll.
“Ne po shohim një rritje të ngadaltë të infeksioneve dhe shpërthimeve në Zvicër,” tha Philippe Eggimann, president i Shoqatës Mjekësore të Zvicrës që flet në një intervistë për gazetën La Liberté, përcjell tutje albinfo.ch.
“Nuk është e arsyeshme të hapësh rrugën për më shumë mundësi transmetimi,” shtoi ai.
Ai gjithashtu vuri në dukje se rihapja e shkollave dhe kthimi nga pushimet do të rrisin ndërveprimet sociale, dhe bashkë me të, edhe rrezikun e ekspozimit ndaj virusit.
“Në këtë kontekst, lejimi i turmave prej 1.000 njerëzve është një rrezik i rëndësishëm. Do të ishte më e sigurt të shikoni se si zhvillohen gjërat dhe vetëm atëherë të merrni vendime,” vuri në dukje ai.
Paralajmërimi vjen pasi numri i infeksioneve Covid-19 në Zvicër u bë më i larti që nga prilli.
Numri i infeksioneve ditore deri më tani në gusht ka tejkaluar 200 në ditë, duke u rritur gati dyfish nga javët e mëparshme.
Kjo është një rritje e konsiderueshme nga muaji qershor, kur llogaritja për infeksionet ditore ishte në dy shifra të ulëta, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













