Kriza në Ukrainë
Rusia akuzohet se po bllokon 22 milionë tonë ushqime
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka akuzuar Rusinë për bllokimin e eksportit të 22 milionë tonë produkteve ushqimore dhe paralajmëroi se nëse portet e saj nuk zhbllokohen, shumë vende do të përballen me krizë ushqimore.
“Rusia ka bllokuar pothuajse të gjitha portet dhe mundësitë detare për të eksportuar ushqime: grurin tonë, elbin, luledielli dhe më shumë. Shumë gjëra”, tha ai, sipas deklaratës.
Zelenski paralajmëroi krizë botërore të ushqimeve, pas asaj energjetike që u provokua nga Rusia. Ai e akuzoi Moskën edhe për “vjedhje graduale” të produkteve ushqimore dhe përpjekje për t’i shitur ato, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Para luftës, furnizimet me grurë nga Rusia dhe Ukraina përbënin pothuajse 30% të tregtisë globale. Ukraina është eksportuesi i katërt më i madh në botë i misrit dhe eksportuesi i pestë më i madh i grurit, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara, i cili ndihmon në luftimin e pasigurisë ushqimore globale, blen rreth gjysmën e grurit të tij nga Ukraina çdo vit dhe ka paralajmëruar për pasoja të rënda nëse portet e Ukrainës nuk hapen.
E-Diaspora
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë Raportohet se një 38-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga agjentë të policisë së Reggio Emilia...
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
Jeta në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj? Nëse ende përdorni llogarinë tuaj të vjetër bankare në vendin tuaj të origjinës – ose një...
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte
-
“Haushaltsversicherung”: Si funksionon sigurimi i shtëpisë në Austri?