Kosova
Rrugët me emra pa asnjë rresht rrugëtimi
Me rastin e 85 vjetorit të ditëlindjes së Ismail Kadaresë
Kosova, rrugëtim mijëvjeçar historik, rrugëtim i skalitur nga pushtimet e luftimet për liri.
Popull me histori, me dhembje, me pasuri e forcë të jashtëzakonshme. Tokë me histori të mbuluar nga koha, dheu, pushtuesit dhe paksa edhe nga hija e logjikës së robërisë shekullore.
Dhe rrugëtimi tjetër vazhdon, nga ai i kohës, në rrugëtim hapësire, nëpër rrugë që shpiejnë në qendër të dhembjes së injoruar. Edhe nëpërmjet emrave që bartin rrugët…
Një pjesë e madhe e emrave të rrugëve janë me histori, kanë krenari. Por krahas këtyre rrugëve, shumë rrugë të tjera janë me emra pa rrugëtime. Kërkoni një rresht të vetëm, një shpjegim të vetëm pse këto rrugë të shumta mbajnë këtë apo atë emër. Asnjë shpjegim. Aty këtu rrugë me emra të viktimave. Një pjesë, një pakicë nga të paktën 12.000 viktimat e luftës së fundit emërojnë rrugë. Familjarët e viktimave, që nuk emërojnë rrugë, shumica, sikur e ndiejnë edhe një herë dhembjen, sepse të dashurit e tyre qenkan më pak viktima se viktimat e tjera. Të tjerët mllefosen kur shohin ca ushtarë socialë, ushtarë të paqenë… si rrugëtim në qendër të shpikjes së trimërisë. Dhe rrugëtimi në hapësirë vazhdon nëpër rrugë kohore që shpiejnë në qendër të dhembjes së injoruar për viktimat e tjera.
Aty këtu ndonjë rrugë mban emra që askund tjetër nuk gjinden ashtu të shkruar, pos në atë rrugë. Oh, shikoni : Rruga Sharl dë Gol. Është fjala për Charles de Gaulle… Po pra, është njësoj sikur të shkruheshin me fonetikë në gjuhën frenge emrat Thatschi, Séïdïou, Ïahïaga … Kërkoni, kërkoni ju të huaj që na vizitoni, kërkoni emrat e shkruar kështu, por nuk do t’i gjeni askund, pos në këto rrugë. Po ju ndihmoj, është fjala për presidentët: Thaçi, Sejdiu, Jahjaga.
Via Shqiptari, Via Shkëmbi, Via Besa, Via Drita, Via Bukuria, Via Lule, Via Flutura, Via Mali, Via Rrapi, Via Llapi, Via Trëndafile… Emra rrugësh në Prishtinë? Jo, janë në Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëve), në Sicili, në Itali…
Улица Исмаил Кадаре apo Rruga Ismail Kadare. Në Prishtinë? Jo, jo, në Shkup. Se në Prishtinë nuk ka vend : «E nxane», duket sikur po shkruan në të gjitha rrugët. Eshtë zënë hapësira për respektim, koha për rrugëtim.
Një rrugë me emër të një personi të gjallë nuk praktikohet gjetiu (edhe pse vepra e Kadaresë është e pavdekshme, monument letrar i pavdekshëm). Sa me fat jemi që të kemi Ismail Kadare. Sa me fat jemi që të kemi ty, gjeneratë e re, gjeneratë e lirisë, që nuk e ke përjetimin e rrugëtimit të gjeneratave tona.
Po ju, në cilën rrugë banoni ? Më falni, ku shpie kjo rrugë pa rrugëtime ?
* Driton Kajtazi
Drejtor i ISEAL-it,
Mësimdhënës në Kolegjin publik në Yverdon (VD) të Zvicrës, Delegat regjional në
kuadër të Ministrisë Kantonale të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës
E-Diaspora
-
Nga Morges në La Chaux-de-Fonds, “Ilirët” vazhdojnë të jenë ambasadorë të kulturës shqiptare në Zvicër Pas paraqitjeve të suksesshme në Morges dhe La Chaux-de-Fonds, Shoqata Kulturore dhe Artistike “Ilirët” përgatitet për... -
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj -
Stokholm
Shqiptari nga Kosova diplomon në Inxhinieri Hapësinore në Suedi me veshje kombëtare -
Koncerti “ARIADITA” në Washington: një mbrëmje muzikore që bashkoi kultura dhe emocione -
Amerikë
Eliza Dushku nderohet me doktoratë “Honoris Causa”
Jeta në Austri
-
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit Austria planifikon investime të reja në shërbimet e kujdesit, programet e varfërisë së fëmijëve dhe përfshirjen... -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë














