Shkurt.ch
Rrugët e biçikletave, në gjashtë qytete zvicerane
Në gjashtë qytete zvicerane kanë për t’u testuar të ashtuquajturat rrugë për biçikleta. Në këto rrugë ngasësit e biçikletave gjithmonë do të kenë përparësi ndaj automjeteve të tjera, pavarësisht nga përparësitë e lejuara ligjore.
Do të testohen rrugët për biçikleta në qytetet Bazel, Cyrih, Lucern, St. Gallen, Bernë dhe La Chaux-de-Fonds, ka njoftuar Zyra Federale e Rrugëve (ASTRA). Pilot projektet kanë për qëllim të tregojnë se sa e dobishme është futja e rrugëve të tilla në Zvicër.
Rrugët janë të shënuara me sinjale dhe simbole në një gjerësi dy metra.
Rrugët e biçikletave do të aplikohen kryesisht nëpër rrugët lokale dhe rrugët me shpejtësi 30 km në orë, njofton ASTRA, përcjellalbinfo.ch. Rrugë të tilla ka tashmë në Holandë, Belgjikë, Gjermani dhe Austri.
Në Zvicër një çështje e tillë do të rregullohet me ligj. Prandaj, po bëhen përjashtime vetëm për testet pilote. Aplikacionet janë në përputhje me ASTRA.
Pilot projektet do të fillojnë verës në gjashtë qytetet zvicerane. Pas fazës pilot, e cila shkon deri në vjeshtë 2017, do të krijohet një raport vlerësimi nga ASTRA.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










