Shkurt.ch
Rrjeti i telefonisë mobile në trenat e Zvicrës, i dobët
Sa është i mirë apo i keq rrjeti i telefonave celularë në trenat zviceranë? Për herë të parë magazina gjermane “Connect” ka testuar fuqinë e tre operatorëve mobilë zviceranë, Orange, Swisscom dhe Sunrise. Dobësitë e para shfaqen me shpejtësinë e internetit. Pasagjerët nëpër trena kanë ende telashe me shfrytëzimin e internetit në trenat zviceranë po […]
Sa është i mirë apo i keq rrjeti i telefonave celularë në trenat zviceranë? Për herë të parë magazina gjermane “Connect” ka testuar fuqinë e tre operatorëve mobilë zviceranë, Orange, Swisscom dhe Sunrise. Dobësitë e para shfaqen me shpejtësinë e internetit.
Pasagjerët nëpër trena kanë ende telashe me shfrytëzimin e internetit në trenat zviceranë po edhe me komunikimin cilësor me telefona celularë. Në linjat e caktuara duhet të heqni dorë nga thirrjet telefonike derisa jeni në tunel.
Ekspertët e magazinës gjermane të telekomunikacionit “Connect” për gati dy javë janë duke testuar rrjetin mes Bernës, Bazelit, Gjenevës, Cyrihut dhe Lozanës.
Një arsye për problemet e paraqituara janë edhe gjeografia kodrinore e Zvicrës dhe sidomos tunelet, të cilat e bëjnë të pamundur një furnizim të mirë të rrjetit të telefonisë mobile.
“Pasagjerët në trena ndajnë kapacitetin e një antene të telefonave celularë. Nëse unë jam i ulur me 500 njerëz në tren, atëherë lidhja do të jetë shumë më e ngadalshme”, thotë Bernd Theiss nga “Connect”.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










