albinfo.ch
E-Diaspora
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare, për dy vite shkëmbyen punë me mbi dhjetëra milionë euro
Mes miqve dhe dashamirëve të shumtë, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri, të premten në mbrëmje festoi dy vjetorin e themelimit. Kryetari i këtij rrjeti në fjalën përshëndetëse foli për zhvillimin e rrjetëzimit tash e dy vite dhe bashkëpunimit të frytshëm mes bizneseve shqiptare.
“Për këto dy vite kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë, kemi arritur të shkëmbejmë punë mes firmave shqiptare deri në dhjetëra milion euro”, ka thënë kryetari Blakaj duke kërkuar që edhe bizneset tjera shqiptare të i bashkëngjiten këtij rrjeti dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Lazim Destani kërkon nga bizneset shqiptare të ndihmojnë edhe të rinjtë në viset shqiptare
Mysafir special në këtë mbrëmje ishte edhe biznesmeni i njohur shqiptar në Gjermani, Lazim Destan,i i cili njëherësh është edhe kryetar nderi i Unionit të Bizneseve shqiptare në Diasporë.
Ai përshëndeti punën e suksesshme të Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri.
“Këtu në Austri është një rini shumë të suksesshme dhe të shkolluar, por më vjen keq për shumë të rinj që jetojnë në Kosove apo shqiptarë në Maqedoni, të cilët shkollohen dhe mbesin pa punë. Ne si biznesmen duhet të kujdesimi edhe për ata të rinj që jetojnë në të gjitha trevat shqiptare. E di se ka vështirësi, por kur është qëllimi i mirë të gjitha arrihen”, ka thënë ai.
Ndërkohë Arben Myftari, i cili ishte në cilësinë e prezantuesit të mbrëmjes tregoi për sukseset e arritura dhe takimet që kanë pasur biznesmenët shqiptarë në Vjenë të Austrisë.
Po ashtu në këtë mbrëmje të pranishmit i përshëndeti edhe biznesmeni, Argtim Hani dhe Naser Rugova, të cilët me projektet e tyre kanë ofruar punë të mëdha edhe për firmat shqiptare që veprojnë në Austri dhe kryesisht në Vjenë.
Në fund të kësaj mbrëmje me disa pika muzikore shqiptare pranishmit i argëtoj sopranoja Lorika Ismajli, e shoqëruar në piano nga Menan Bervniku.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?