Lajme
Rritja e çmimeve në Gjermani, a do të shkojnë zviceranët për blerje?
Inflacioni ka bërë që në Gjermani të ketë rritje të çmimeve për 20% krahasuar me vitin e kaluar. Shumë fruta dhe perime aktualisht janë më të shtrenjta në Gjermani sesa në Zvicër, por çka do të thotë kjo për qytetarët zviceranë që shkonin në Gjermani për të bërë pazarin?
Sipas një sondazhi nga Universiteti i St. Gallenit, kontrollet e çmimeve jashtë vendit po bëjnë që një në pesë turistë tregtarë të ndryshojnë mendje, tani ata po blejnë përsëri në Zvicër. Çmimi është një kriter shumë i rëndësishëm për shumë konsumatorë, thotë Marcel Stoffel. “Sapo ndryshojnë çmimet, kjo reflektohet në zakonet e blerjeve”, thotë eksperti i shitjes me pakicë dhe botues i raportit të tregut të qendrave tregtare, për 20 minuten, përcjell albinfo.ch.
Ky është një lajm i mirë për shitësit zviceranë. “Ky është një avantazh konkurrues pasi ka qenë në disavantazh për një kohë të gjatë për shkak të frangës së fortë zvicerane”, thotë eksperti i shitjeve me pakicë. Zviceranët që bëjnë pazar në Gjermani tash mund të blejnë pa TVSH, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
Mallrat mund të importohen në Zvicër pa TVSH nëse vlera e tyre totale nuk kalon 300 franga. Nëse kjo vlerë tejkalohet, duhet të paguhet TVSH zvicerane për vlerën totale të mallrave. Përveç kësaj, zviceranët mund të blejnë shumë lirë në vendet e tjera të BE-së falë frangut të fortë zviceran dhe po ashtu edhe laramanisë se produkteve, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












