Bota
Rritet qiraja e banesave në Berlin
Qiratë mujore në Berlin janë më shumë se dyfishuar në 10 vitet e fundit: nga 5.60 euro për metër katror në 2008 në 11.40 euro në vitin 2018
Një ish-kryebashkiak i Berlinit, dikur i referohej qytetit si “i varfër, por seksi” – një slogan që pasqyronte koston relativisht të ulët të jetesës.
Megjithatë, kohët kanë ndryshuar dhe sot është e vështirë të gjesh në banesë të përballueshme, përcjell albinfo.ch.
Një fluks i njerëzve të rinj, si studentët që kërkojnë një destinacion studimi më të lirë dhe profesionistë të rinj të tërhequr nga tregu i fortë i punës, e kanë ndihmuar Berlinin të jetë një nga tregjet më të shpejtë në rritje të pasurive të patundshme në botë dhe ka kontribuar në rritjen e shpejtë të çmimeve të qirasë, raporton “BBC”.
Sipas një studimi të kohëve të fundit nga portali i pasurive “Immowelt”, qiratë mujore në Berlin janë më shumë se dyfishuar në 10 vitet e fundit: nga 5.60 euro për metër katror në 2008 në 11.40 euro në vitin 2018, përcjell tutje albinfo.ch.
Megjithëse qiraja e përgjithshme mbetet më e ulët se në qytetet e tjera gjermane si Munih dhe Frankfurt, kjo është një rritje prej 103%, më e lartë se kudo tjetër në vend.
Çmimet e qirasë ndryshojnë shumë në bazë të lagjes, por statistikat e vitit 2017 tregojnë se një apartament me një dhomë gjumi në disa nga lagjet më të dëshirueshme të qytetit mund të arrijë mesatarisht 1,000 euro në muaj, përcjell albinfo.ch.
Natyrisht, rritja e kostos së kushteve të jetesës nuk është unike për Berlinin; qytete të mëdha në botë po luftojnë me të njëjtat prirje. Por një grup politikanësh lokalë kanë propozuar një ide radikale për të trajtuar problemin: duke futur një kapak të qirasë që do të ngrinte të gjitha qiratë ekzistuese për pesë vitet e ardhshme.
Duke ngrirë qiratë ekzistuese për pesë vjet, qyteti mund të ndihmojë në parandalimin e rritjeve masive, derisa një fluks i apartamenteve të reja të stabilizojë tregun.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













