Shqipëria
Rriten të ardhurat nga diaspora
Ky është niveli më i lartë i dërgesave që nga tremujori i parë 2013, ndërsa ritmet e zgjerimit janë përshpejtuar në muajt e parë të këtij viti
Shqiptarët që punojnë jashtë vendit po sjellin sërish më shumë para për të afërmit e tyre.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në tre muajt e parë të vitit 2018, emigrantët kanë dërguar në shtëpi 147 milionë euro, me një rritje prej 9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017, shkruan ‘Monitor’.
Ky është niveli më i lartë i dërgesave që nga tremujori i parë 2013, ndërsa ritmet e zgjerimit janë përshpejtuar në muajt e parë të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Teksa remitancat kanë qenë një burim i rëndësishëm i hyrjes së valutës që pas viteve ‘90, duke financuar kryesisht konsumin e familjeve të varfra, pas 2008-s ato hynë në një cikël rënës, duke reflektuar dobësimin e lidhjeve me familjet në Shqipëri, që normalisht fillon e ndodh pas një periudhë 10-15-vjeçare.
Por, pas vitit 2013 u konstatua që cikli filloi t’i kthehej sërish rritjes. Përveç rimëkëmbjes së fqinjëve, rigjallërimi i emigracionit ishte një tjetër faktor i rëndësishëm, sipas ekspertëve. Në vitin 2015 u shënua një rekord i kërkesave për azil në BE, me mbi 66 mijë persona, për t’u përgjysmuar më pas në vitet në vijim. Në total, nga 2013-2017 ka pasur mbi 140 mijë aplikime për azilant në vendet e BE-së, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat. Një pjesë e madhe e tyre arritën të qëndronin, duke filluar gradualisht punë dhe duke dërguar para në shtëpi. Vlerësohet se ata duan një periudhë rreth 2-vjeçare për t’u integruar dhe për të filluar një punë dhe më pas fillojnë e ndihmojnë të afërmit.
Të dhënat e INSTAT, publikuar pak kohë më parë, tregojnë se në shtatë vitet e fundit (2011-2017), nga Shqipëria janë larguar në total rreth 330 mijë persona, si emigrantë.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2017, numri i emigrantëve është 39.905 persona dhe numri i imigrantëve, 25.003 persona. Migracionit neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve), rezulton -14.902 persona. Një vit më parë, diferenca ishte shumë më e ulët, më pak se 10 mijë persona. Kjo tregon se më shumë po ikin dhe më pak po kthehen.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











