Lajme
Rriten për 100 euro pensionet në Kosovë
Më 17 tetor (sot) kur në botë shënohet Dita e Varfërisë, 25 mijë familje kosovare me 130 mijë anëtarë që jetojnë nga ndihmat sociale do të kenë rritje për 25% të këtyre ndihmave. Aktualisht këto ndihma janë nga 40 deri 80 euro.
Po ashtu pensionistët do të kenë një ngritje të madhe, për 100 euro të pensioneve të tyre. Ngritja do të merret nga dhjetori i këtij viti.
Këtë e ka kumtuar ministri i punës dhe çështjeve sociale, Arban Abrashi në një intervistë dhënë gazetës Zëri.
Abrashi ka bërë të ditur se falë kursimeve të Qeverisë dhe disiplinimit të skemës sociale ka arritur të kursejë mjete me të cilat edhe do të bëjë këtë rritje të asistencës sociale dhe të pensioneve.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













