Lajme
Rrezikohen ekosistemet në Mesdhe prej temperaturave të larta
Temperaturat e larta në gjithë Evropën këtë muaj kanë shkaktuar një valë të zgjatur të të nxehtit në Detin Mesdhe që mund të shkatërrojë ekosistemet dhe të vrasë disa specie në javët e ardhshme, kanë paralajmëruar shkencëtarët.
Nxehtësia ekstreme në javët e fundit tashmë ka shkaktuar zjarre dhe ka çuar në mijëra të vdekur në Evropë, raportoi Reuters.
Ajri më i ngrohtë, së bashku me ndryshimin e rrymave të oqeanit ngrohën ujërat bregdetare të Mesdheut disa gradë Celsius mbi temperaturën mesatare prej 24 gradë Celsius në 26 gradë Celsius për këtë periudhë të vitit.
Ujërat midis Ishujve Balearik të Spanjës dhe bregdetit italian ishin deri në pesë gradë Celsius më të ngrohta se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar, njoftoi sot Agjencia Meteorologjike Spanjolle AMET.
Autoriteti Portual Spanjoll tha se uji në Cabo de Gata, në juglindje të vendit, arriti një rekord dhjetëvjeçar prej gati 28 gradë Celsius të hënën.
Eksperti i oqeanit Jean-Pierre Gattuso tha për Agjencinë Britanike të Lajmeve se më 25 korrik, temperatura e ujit e matur pranë qytetit bregdetar francez të Nisë ishte 29.2 gradë Celsius – rreth 3.5 gradë Celsius më e lartë se e njëjta ditë e vitit të kaluar.
Valët e të nxehtit detar goditën Mesdheun nga viti 2015 deri në vitin 2019, duke çuar në vdekje masive të jetës detare, sipas një studimi të kësaj jave nga Instituti i Shkencave Detare të Spanjës./Euronews
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













