Lajme

Rreth 75 mijë infektime në Zvicër

Zvicër: Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, 74.422 infektime

Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka rritje të dukshme të infeksioneve, vetëm në javët që e lamë pas janë raportuar nfeksione të reja SARS-CoV-2 të regjistruara në Zvicër mes 1 mijë deri në mbi 3 mijë raste ditore, transmeton albinfo.ch.

Statistikat e fundit tregojnë se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë 74.422 infektime gjithsej, ndërkohë që numri i testimeve ka kaluar shifren e 1.5 milionëve.

Vlen të theksohet se që prej fillimit të qershorit 2020, kantonet me shkallë më të lartë të infeksionit për frymë kanë qenë: Gjeneva, Jura, Valais, Fribourg, Zug, Vaud, Cyrih, Schwyz, Uri dhe Aargau.

Sidoqoftë, përkundër numrit të të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur në këto ditët e fundit. Gjatë kësaj jave, në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 50.500 persona.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.

Çdo kanton zviceran, përveç Bazelit, (58 për 100,000) ka thyer pragun e ‘rrezikut të lartë’.

Në mënyrë që të vendoste një metrikë të drejtë dhe objektive për vendosjen e një vendi në listën e ‘rrezikut të lartë’, Zvicra vendosi pragun në 60 infeksione për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit.

Kjo do të thotë që numri i përgjithshëm i infeksioneve të reja duhet të llogaritet gjatë periudhës 14-ditore.

Vetë Zvicra ka një normë prej 149 infeksionesh të reja për 100,000 banorë – më shumë se dyfishi i pragut me rrezik të lartë, përcjell tutje albinfo.ch.

Shkalla për secilin kanton është më e rëndësishme për madhësinë e popullsisë sesa infeksionet totale për kanton.

Kjo do të thotë që disa kantone më të vogla si Schwyz (293) dhe Appenzell Innerrhoden (260) kanë disa nga normat më të larta për shkak të numrit të ulët të popullsisë.

Kantonet e Cyrihut, Vaud, Gjenevë, Bern, St Gallen, Valais, Fribourg dhe Aargau ishin në të gjithë pragun me rrezik të lartë (sipas ekstrapolimit).

Në ditët e para të pandemisë, rajonet franceze dhe italishtfolëse – ishin shumë më të goditura sesa pjesët gjermane-folëse të vendit, përcjell tutje albinfo.ch.

Në korrik dhe gusht, Gjeneva dhe Vaud bartën barrën e rritjes së infeksioneve – ndërsa shumica e Zvicrës gjermano folëse shmangën më të keqen e pandemisë.

Siç mund të shihet përmes numrave, rastet po rriten në të gjitha pjesët qendrore, veriore dhe lindore të vendit – të gjitha këto kryesisht flasin gjermanisht.

Ticino, i cili kufizohet me Italinë dhe në një moment kishte numrin më të lartë të vdekjeve dhe infeksioneve, është kursyer krahasimisht në mes të tetorit. /Albinfo.ch