Bota

Rreth 51% e britanikëve duan të qëndrojnë në BE

Sipas sondazhit të fundit nga agjencia kërkimore “BMG”, rreth 51% e britanikëve duan të qëndrojnë në BE.

Sondazhi i njëjtë tregon se 41% e tyre dëshirojnë të largohen nga familja evropiane.

Për këto rezultate janë anketuar 1.400 njerëz, të cilët janë në mëdyshje me këtë moment historik në lidhje me rezultatet e referendumit të vitit të kaluar. Ato u shpallën në një kohë kur Britania po hyn në një fazë tjetër të negociatave, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet tregtare.