Lajme
Rreth 400 farmaci ofrojnë teste falas në Austri
Nga e hëna, 8 shkurt, rreth 400 farmaci në të gjithë Austrinë do të ofrojnë mundësinë për t'u testuar falas për virusin Covid - 19 duke përdorur analiza të shpejta të antigjenit.
Nga dita e hënë, jeta e përditshme në Austri do të fillon të ringjallet. Përveç bizneseve të gastronomisë, bizneset tjera tregtare thuajse të gjitha do të hapën.
Mirëpo, hapja e bizneseve nuk do të thotë lirim nga rregulloret, përkundrazi. Masat e reja ndaj kontakteve me njerëz vetëm sa janë ashpërsuar. Mbajta e maskës FFP2 e obligueshme nëpër dyqane si dhe në transportin publik, largësia dy metra me njëri tjetrin si dhe rregullore te reja vetëm sa janë shtuar.
Përveç kësaj, kushdo që do të vizitoj sallonet e bukurisë dhe masazhet duhet të paraqes vërtetimin e testit negativ, jo më i vjetë se 48 orët e fundit, shkruan albinfo.at
Për shkak të kërkesës së lartë që pritet nga njerëzit të cilët duhet doemos të bëjnë teste për Covid – 19, nga dita e hënë testet e koronavirusit do të ofrohen falas në rreth 400 farmaci në të gjithë Austrinë. Vetëm në Vjenë teste falas do të ofrojnë 79 farmaci.
Kështu njoftoi Oda e Farmacistëve ditën e diel. “Është një projekt – pilot që do të zgjerohet gradualisht”, ka thënë Ulrike Mursch Edlmayer, President i Dhomës Austriake të Farmacistëve, raporton orf.at
Regjistrimi paraprak me telefon është “absolutisht i domosdoshëm”, ka shtuar ai. Kur të shkoni për të bërë testin duhet të merrni patjetër me vete edhe kartelën e sigurimit (E-karte)
Lista e farmacive që ofrojnë teste falas gjendet në faqen e internetit të Dhomës së Farmacistëve. Klikoni këtu për të shikuar se cilën farmaci e keni më së afërmi:
https://www.apothekerkammer.at/fileadmin/Kommunikation/Gratis-Antigentests_Apotheken.pdf
“Testet e Corona janë një shtyllë e rëndësishme e strategjisë për të luftuar pandeminë dhe vetëm në këtë mënyrë mund të ua rikthejmë njerëzëve pak normalitet dhe liri në shumë fusha të jetës së përditshme,” është shprehur Ulrike Mursch-Edlmayr.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











