Kosova
Rreth 15 mijë turistë nga Kosova hynë për fundjavë në Shqipëri
Vetëm ditën e shtunë kanë hyrë në Shqipëri përmes pikë-kalimit kufitar të Morinit rreth 15 mijë qytetarë,
Si nga turistët vendas të Shqipërisë ashtu nga Kosova, janë shpresa e vetme e operatorëve turistikë në Shqipëri.
Duhet theksuar se vetëm ditën e shtunë kanë hyrë në Shqipëri përmes pikë-kalimit kufitar të Morinit rreth 15 mijë qytetarë, transmeton albinfo.ch.
Duket se më të preferuarat mbeten qytetet bregdetare si Shëngjini, Velipoja e Durrësi, por tashmë harta e pushimeve është zgjeruar deri në tre ishujt e Ksamilit në jug të Shqipërisë.
Me gjithë numrin në rritje të turistëve, sezoni mes pandemisë së COVID-19 është parashikuar i vështirë nga operatorët turistikë Shqipërisë. Ta zëmë, deri në 90 për qind përllogaritet të ketë rënë numri i pushuesve të huaj përgjatë muajit korrik në bregdetin e Vlorës. Rënia drastike, sipas punonjësve të qendrave të vizitorëve, lidhet me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Qendrat e vizitorëve bosh janë dëshmia se Vlorës këtë sezon turistik i mungojnë në masë turistët e huaj. Krahasimi i të dhënave me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar tregon rënie drastike me rreth 90% të numrit.
“Efekti COVID është ndier më shumë te vizitorët, ku statistikat referojnë se ka pasur rënie drastike. Vitin e kaluar në korrik qendra do të ishte plot me turistë. Në krahasim është 10% krahasuar me vjet”, thotë punonjësi i Qendrës së Turizmit në Vlorë, e ngritur me financim të UNDP-së. Sipas punonjësit të qendrës, pandemia e koronavirusit është arsyeja kryesore e mungesës së të huajve në Vlorë.
“Ka kryesisht turistë shqiptarë që e kanë informacionin, ndërsa turistët e huaj mungojnë, ose janë të kufizuar”, thotë punonjësi.
Bazuar në përvojën që kanë krijuar, punonjësit e zyrave të vizitorëve në Vlorë bëjnë edhe dallimin mes turistëve të huaj dhe atyre vendas, destinacionet apo mënyrën si i organizojnë ditët e pushimeve. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













