Lajme
Rrënohet gardhi kufitar mes Kreuzlingenit dhe Konstancës
Pjesa tjetër e kufirit të improvizuar pritet të rrënohet deri në mesnatën e sotme
Pjesët e para të “gardhit kufitar” midis qytetit zviceran Kreuzlingen (Thurgau) dhe atij gjerman, Konstancë, tashmë i ka hapur rrugë lëvizjes së lirë në mes të dy shteteve fqinje, shkruan srf.ch.
Njoftimin e ka dhënë Kancelaria e Kantionit të Thurgaut. Gardhi ishte vendosur në mesin e muajit mars.
Pjesa tjetër e kufirit të improvizuar pritet të rrënohet deri në mesnatën e sotme.
Fakti se këto dy qytete sërish janë “bashkuar” përjetohet si “një ndjenjë e shkëlqyeshme”, ka thënë kryetari i Komunës së Kreuzlingenit, Thomas Niederberger.
Nga e shtuna, çiftet e pamartuara gjegjësisht të dashuruarit, për të cilët kufijtë me Gjermaninë apo Austrinë ishin pengesë për të qenë bashkë, mund ta shohin përsëri njëri-tjetrin, transmeton albinfo.ch. Vizitat tek të afërmit janë gjithashtu sërish të mundshme.
Kufirin do të kenë po ashtu të drejtë ta kalojnë edhe pronarët e kopshteve të vogla (hapësira publike që u jepen privatëve me qira), të sipërfaqeve bujqësore, pyjore dhe të gjahut, ose personat që duhet të kujdesen për kafshët.
Por edhe përkundër rrëzimit të gardhit, vazhdojnë kufizimet dhe kriteret që kanë funksionuar gjatë këtyre dy muajve: do të ketë kontrolle të rastësishm dhe kufiri mund të kalohet vetëm për arsye të forta. Për shembull: çiftet duhet të shkarkojnë në kompjuter një vetëdeklarim, ta plotësojnë atë dhe ta kenë me vete kur duan të kalojnë kufirin.
Kreuzlingeni, një qytet i vogël në Zvicër është pothuajse një paralagje e qytetit të njohur universitar gjerman, Konstancë.
Dy qytetet prej kohësh përbëjnë praktikisht një tërësi unike, të cilën, në kohë normale, e ndan një kufi pothuaj i padukshëm, shkruan albinfo.ch. Me shpërthimin e pandemisë, në mes të këtyre dy qyteteve, ashtu si dhe në të gjithë kufijtë tjerë, janë vendosur gardhet për të penguar lëvizjen në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë, me synimin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Së shpejti do të publikohet fjalori më i madh i gjuhës shqipe
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Kroaci: Përurohet shtatorja e “Nënë Terezës” në Osijek
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për jetesën në një apartament të përbashkët në Austri Të jetosh në një banesë të përbashkët – ose një Wohngemeinschaft (WG) – është e zakonshme...
-
Tregu i parë i Krishtlindjeve në Vjenë i vitit 2024, do të hapet më 7 nëntor
-
Austri: Turizmi goditet nga përmbytjet, por vera shënon rekord të ri
-
Mbrëmje e madhe e boksit në Austri
-
Kërcënimet me bombë, hetime të pavarura në Austri dhe Zvicër