Lajme
Rregullorja e re: Maska të obligueshme në të gjitha vendet e mbyllura
Nga 1 maj shumica e masave të vjetra nuk janë më të vlefshme, por tashmë janë rekomanduar masa të reja. Nga e premtja e tutje ka hyrë në fuqi rregullorja e re, e cila e bën të detyrueshme bartjen e maskave në të gjitha hapësirat e mbyllura në Austri.
Mbulimi i gojës dhe hundës nuk do të jetë i detyrueshëm vetëm në dyqane apo transporte publike, por tashmë në secilën hapësirë të mbyllur. Rregullorja e re u publikua mbrëmë vonë nga ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, shkruan heute.at, përcjell Albinfo Austria.
Në anën tjetër, në hapësirat publike ende ekziston rregulli i distancës minimale prej një metër me njerëzit që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi.
Rregullorja e vjetër për 20 metra katrorë për secilin person që hyn në një dyqan, tani e tutje do të jetë vetëm 10 metra katror.
Në ceremoninë e varrimeve mund të marrin pjesë 30 persona, ndërsa në dasma vetëm 10 persona.
Ndërkohë për të gjithë ata që mendojnë të udhëtojnë për në Austri, udhëtime të rregullta nuk do të ketë të paktën deri më 31 maj. Personat që kërkojnë të hyjnë në Austri duke përfshirë edhe shtetasit austriakë, duhet të futen në karantinë për 14 ditë. Megjithatë, një alternativë është nëse keni bërë testin e koronavirusit, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër së katër ditë. Lehtësime të rregullores ka për personelin diplomatik, organizatat ndërkombëtare, personelin mjekësor dhe anëtarët e të njëjtës familje.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











