Integrimi
Tare: Hyra ilegalisht në Gjermani, pastaj ndoqa ëndrrën në Itali
Përveç kryeministrit shqiptar Edi Rama, i ftuar në emisionin “Porta a Porta” të gazetarit Bruno Vespa ishte edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, një ndër shqiptarët e suksesshëm jashtë atdheut.
Ish-lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit ka risjellë në kujtesë të shkuarën e tij, kur iu desh të shkonte në Gjermani e mandej Itali, për të kërkuar rrugën e suksesit, transmeton ‘Shekulli’.
“Unë nuk jam pjesë e atij brezi që erdhi direkt në Itali. Në 1992 shkova i pari në Gjermani, hyra ilegalisht dhe kërkova rrugën për sukses. Ardhja në Itali dhe të luaja këtu ka qenë gjithmonë ëndrra ime, të cilën e arrita me kalimin e kohës”, është shprehur Tare, përcjell albinfo.ch.
“Ndihem mirë këtu dhe uroj të njëjtën gjë për vendin tim, që të kthehet një vend më i mirë. Për ata që janë si unë, larg nga populli dhe vendi, imazhi që japim jashtë është i rëndësishëm prandaj përpiqemi të bëjmë pjesën tonë. Shpresojmë që njerëzit në Shqipëri të jenë përgjegjës, sepse ka pasur rritje në vitet e fundit dhe duhet të japim një sinjal të fortë në të gjithë botën”, është shprehur Tare.
Tare u shpreh kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve, ndërsa bëri thirrje: “Duhet të kthehen në Parlament se vetëm aty mund të diskutojnë problemet tona. Duhet të jemi të përgjegjshëm se kemi vuajtur shumë dhe vendi ynë meriton diçka më mirë. Jemi një vend në rritje dhe problemet duhet t’i zgjidhim në shtëpinë tonë me shumë përgjegjësi”.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas Vetëm tre nga 30 lokalet e kontrolluara në Vjenë ofrojnë ujë rubineti falas, ndërsa 23 prej... -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave












