Kosova
Rrëfimi i gjykatëses famëkeqe serbe që e dënoi Albin Kurtin
Albin Kurti në vitin 1999 ishte pjesë e Zyrës së UCK’së në Prishtinë e cila drejtohej nga Adem Demaçi
Gjyqtarja serbe e masave të dhunshme e instaluar në Prishtinë, Danica Marinkoviq e cila gjatë viteve 90’të pothuajse ka dënuar të gjithë shqiptarët që kanë refuzuar në ndonjë mënyrë regjimin serb, ka rrëfyer sot në një televizion në Beograd se si e kishte dënuar Albin Kurtin në vitin 1999 pas arrestimit në Prishtinë gjatë bombardimeve. Ajo ka thënë se Kurtit është “nacionalist ekstrem” duke rrëfyer se si para gjykatës kishte refuzuar të gjithçka, që nga shtetësia serbe deri te refuzimi i referencës ‘e ashtuquajtur’ kur Gjykata i është referuar Republikës së Kosvës dhe UÇK’së, raporton Gazeta Express
Albin Kurti në vitin 1999 ishte pjesë e Zyrës së UCK’së në Prishtinë e cila drejtohej nga Adem Demaçi e ku Kurti ishte si ndihmës i tij dhe përkthyes.
Marinkoviq ka filluar rrëfimin me arrestimin e Kurtit gjatë bombardimeve të NATO’s nga Policia e Serbisë duke treguar se vetë ka qenë gjyqtare hetuese e rastit.
“Gjatë marrjes së të dhënave personale kur është pyetur se shtetas i cilit vend është menjëherë kam ardhur në përfund se ai është nacionalist ekstrem, me nacionalitet më tha se është shqiptar, e kur e pyeta se shtetas i cilit vend është tha i Republikës së Kosovës , pra atëherë as që ka ekzistuar Republika e Kosovës. Ne i thamë se krahina e Kosovës është në kuadër të Serbisë, ai tha “jo” unë nuk e njoh shtetin serb, është shtet okupator, populli serb është okupator dhe unë jam shtetas i Republikës së Kosovës” ka thënë Marinoviq.
Ajo më pas ka thënë se kur u ka kërkuar daktilografëve që ta shkruajnë “e ashtuquajtura Republikë e Kosovës” përsëri ka marrë reagimin e Kurtit.
Marinkoviq ka vazhduar tutje duke thënë se e ka pyetur nëse Kurti ka shërbyer në armatën jugosllave, edhe këtu kishte marrë përgjigje se edhe “po të merrja ftesë nuk do të shkoja pasi armata jugosllave është okupatore dhe armike”.
“Ai i është bashkuar UÇK’së në vitin 1998, dhe ai më tha mua mos gaboni ta shkruani e ashtuquajtura UÇK se për ne shqiparët UÇK është ushtri e vërtetë çlirimtare, e cila po lufton me policinë serbe për ta çliruar Kosovën që ta bëjmë shtetin e pavarur” ka thënë Marinkoviq.
Gjyqtarja tani e pensionuar që ua ka nxirë jetën shqiptarëve më pas ka rrëfyer për dënimin e Kurtit pas procesit kundër tij në Nish ku Kurti ishte dënuar me 15 vjet burgim. Por, natyrisht nuk e ka përmendur rrahjen e Kurtit pas refuzimit për t’i njohur autoritetet serbe. Kurti vetë ka rrëfyer se pas kësaj rrahje nuk ka mundur të ec një javë percjell Albinfo.ch.
Marinkoviq po ashtu ka shkëputur edhe momentin kur Kurti ishte liruar nga burgu, pas presionit ndërkombëtar, refuzimin për ta nënshkruar dokumentin që ia falë një pjesë të burgut.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare - Vuthaj... -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor














