Lajme
Rrahmani e Kumbulla me Veronën barazojnë kundër Torinos
Hellas Verona ka arritur që të rikthehet nga një disavantazh prej 3 golash për ta mbyllur në një barazim 3:3 sfidën ndaj Torinos në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të të ligës italiane.
Cristian Ansaldi (36’, 61’) dhe Alex Berenguer (55’) shënuan për epërsinë 3:0 të Torinos.
Por, ekipi i Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës arriti të rikthehet dhe ta barazojë rezultatin.
Giampaolo Pazzini realizoi nga penalltia në minutën e 69-të, kurse shifrat në 3:2 i ngushtoi Valerio Verre (76’).
Ndërkohë, për një rikthim sensacional dhe për një pikë mjaft të vlefshme nga ky takim, realizoi Mariusz Stepinski në minutën e 84-t.
Rrahmani dhe Kumbulla u paraqit për 90 minuta në këtë sfidë për Veronën, shkruan sinjali, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












