Kosova
Rosa, dëshmi se korrupsioni në Kosovë është i madh
Përbri rosës është vendosur edhe një tabelë, në të cilën qytetarët kanë vendosur mesazhe kundër korrupsionit
Në Ditën Botërore të Korrupsionit, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është vendosur një rosë e verdhë prej gome, tashmë si simbol botëror në luftën kundër korrupsionit.
Përbri rosës është vendosur edhe një tabelë, në të cilën qytetarët kanë vendosur mesazhe kundër korrupsionit.
Jeton Zulfaj, ideator i projektit, tha se kjo rosë tregon se pavarësisht progresit që është bërë në luftën antikorrupsion në Kosovë, ende ka punë për të bërë në këtë drejtim.
“Rosa është gjashtë metra e madhe dhe e dukshme për shkak se korrupsioni në Kosovë është i madh dhe i dukshëm. Është koha për ndryshime, gjatë vitit që po lëmë pas, kanë ndodhur ndryshime të mëdha në prokurimin publik, ku është rritur transparenca dhe niveli i qasjes në dokumente, të cilat flasin për shpenzimet e taksapaguesve”, ka thënë Zulfaj, shkruan “RTK Live”.
Edhe Chrisrina Davis, përfaqësuese e USAID-it, tha se në Kosovë ka ende punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit, pavarësisht që është bërë progres. Këtu ajo përmendi mundësinë e qasjes së qytetarëve në dokumentet e prokurimit publik dhe inkurajoi qytetarët që t’i përcjellin vazhdimisht këto dokumente publike, përcjell albinfo.ch.
Ajo po ashtu premtoi që USAID do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në këtë drejtim.
“Kjo rosë e madhe e verdhë është një simbol i paqes dhe lumturisë, por anekënd botës tani është bërë edhe simbol i luftës kundër korrupsionit. Kjo rosë po mirëpritet edhe në Kosovë dhe është një rikujtim për të gjithë se me gjithë progresin që kemi pasur këtë vit në luftimin e korrupsionit, na ka mbetur ende shumë punë për të bërë”, ka thënë Davis.
Kurse drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, ka thënë se progresi që ka shënuar Kosova në luftën kundër korrupsionit nuk mjafton. Sipas tij, problem vazhdojnë të jenë aktakuzat drejtuar zyrtarëve të profilit të lartë.
“Gjatë këtij viti agjencia ka trajtuar një numër të madh të rasteve kundër korrupsion dhe ato raste ku ka pasur elemente të mjaftueshme të veprës penale, i ka dorëzuar në prokuroritë përkatëse në fushën e hetimit, po ashtu në fushën e çështjes së deklarimit të pasurisë, konflikt interesi dhe fushës së prokurimit publik. Transparenca internacionale Kosovën këtë vit e ka radhitur në dhjetë pozita më mirë, do të thotë ka shënuar një progres të theksuar sa i përket luftës kundër korrupsionit, por a mjafton ky progres? Jo nuk mjafton”, ka thënë Havolli.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit të USAID-it: “Komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse”.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet












