Lajme
Roche do të prodhojë qindra milionë teste të shpejta në muaj
Një test i tillë mund të kryhet edhe nga njerëz që nuk kanë përgatitje mjekësore dhe prandaj do të ishte i përshtatshëm për t`u përdorur në aktivitete me numër të madh pjesëmarrësish
Kompania e madhe farmaceutike zvicerane Roche, me seli në Bazel planifikon të prodhojë qindra miliona teste të shpejta të koronave në muaj.
Sipas kryemenaxherit të kompanisë, Severin Schwan, roche dëshiron të rrisë numrin e testeve të shpejta të antigjenit për zbulimin e infeksioneve të koronavirusit dhe përfundimisht të arrijë nivelet prej qindra milionash në muaj, shkruan sda.ch.
Ndërkaq, sa u përket testeve PCR për të zbuluar patogjenin, numrat do të mbesin në nivelin prej dhjetra milionëve në muaj, ka thënë Schwan të enjten, në një konferencë në internet, trandmeton albinfo.ch. Tregu për testet e koronavirusit është i siguruar plotësisht.
Roche aktualisht po zhvillon një test të shpejtë duke përdorur një mostër pështyme, ka shpjeguar më tutje Schwan. Një test i tillë mund të kryhet edhe nga njerëz që nuk kanë përgatitje mjekësore dhe prandaj do të ishte i përshtatshëm për t`u përdorur në aktivitete me numër të madh pjesëmarrësish.
Për testet e shpejta, rezultatet e të cilave janë në dispozicion brenda 15 minutash, aktualisht kërkohet një shtupë në nazofaringë dhe për ta përdorur, kërkohet personel përgatitur profesionalisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











