Lifestyle

Rita me urim emocionues për ditëlindjen e nënës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, ka uruar me një postim të veçantë ditëlindjen e nënës së saj, Verës.

Ajo ka postuar një fotografi, kur ishte e vogël në krahët e nënës së saj. Nga kjo foto shihet se Rita ka ngjarë shumë me nënën e saj, shkruan Albinfo.ch.

“Për gruan që më ka bërë ajo që jam sot!! Mami!! Urime ditëlindjen, faleminderit që je mikja më e mirë dhe inspirimi im!”, ka shkruar Rita.