CH-Ballkani
Rita Ora në dasmën e miqve të saj në Kosovë
Këngëtarja shqiptare më famë botërore Rita Ora së bashku më familjen e saj ka udhëtuar enkas nga Londra për në Kosovë për të marr pjesë në dasmën e miqve të saj Arlit Kastratit dhe Filiza Salihut.
E veshur me një fustan të kuq, Ora ka lënë nën hije dhëndrin dhe nusen, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmeve në këtë ceremoni dasmore, e cila është mbajtur në hotel “Emerald” në Prishtinë.
Fansa të shumtë kosovarë ishin mbledhur para hyrjes së hotelit, për të marr ndonjë autograf nga Rita.
Nën ritmet e muzikës së këngëtarit Afrim Muçiqit, Rita e ka shijuar në maksimum dasmën me tradita shqiptare dhe valle popullore.
E lumtur për ardhjen e saj në Kosovë, Rita në rrjetin social snapchat, ka shkruar: “Mirë se vjen në Prishtinë! Mirë se vjen në shtëpi”, duke ia referuar vetës.
Rita Ora herën e fundit në Kosovë ishte në vitin 2012 kur kishte xhiruar videoklipin e këngës “Shinë Ya Lights”.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”

















