Lifestyle
Rita Ora: Kam vite që kam ngrirë vezët
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora rrjedh nga një familje e madhe dhe dëshira për të patur një të tillë edhe vetë nuk i ka munguar.
Ora thotë se ka menduar për bërë fëmijë që në moshën 20-vjeçare, por kur është moshës 27-vjeçare, ende nuk e ka një të tillë.
Arsyet janë disa, por kryesore Rita thotë se është karriera dhe angazhimi profesional që ka. E megjithatë, për të shmangur çdo të papritur, Rita rrëfeu për herë të parë se ka ngrirë vezët.
“Më këshilloi doktori pak pasi kisha mbushur 20-vjeç. Nuk e kam thënë asnjëherë këtë dhe shumë mund të mendojnë se përse e kam bërë, pasi jam shumë e re, por doktori më këshilloi që të tregohesha e kujdesshme dhe përse të mos i ngrija”, deklaroi ajo për emisionin “Sunrise”, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka shtuar se doktori është i familjes dhe ka shumë besim në të.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë












