Lifestyle
Rita Ora ka rilindur
Rita Ora ka hyrë në një epokë të re në vitin 2017.
Ajo arriti të hyjë në mesin e dhjetë hiteve në Britani të Madhe me “Your Song” dhe “Lonely Together” të cilën e solli në bashkëpunim me Aviciin. Tani Ora është duke bërë gati albumin e saj të dytë, pesë vjet pas debutimit me “Ora”.
26-vjeçarja kosovare me famë botërore e ka përshkruar këtë vit si “ringjallje”.
“Ndihem sikur jam rilindur”, ka thënë Ora për “AOL Entertainment”. “Është nisje e re për mua në shumë drejtime. Ndjehem se kurrë s’kam qenë kaq shumë krenare. Muzika ime ka nuancë që fton të gjithë të vijnë në ndejën time, ku të gjithë janë të ftuar”.
Ora më 20 tetor do të publikojë këngën e saj të re me titull “Anywhere”, ndërsa tashmë ka hyrë në një bashkëpunim të ri me “Absolut Vodka” për “Open Mic Project”, projekt në të cilin do të pranojë rrëfimet e fansave që do të përfshihet në një këngë të re të saj, që do të debutojë në janar. Në këtë projekt, ajo dhe “Absolut” kanë kërkuar nga fansat të shkruajnë rrëfimet se si janë lidhur me njerëzit të tjerë në kohëra të vështira. Me këtë rast, Ora ka përmendur kohën e saj si refugjate, shkruan albinfo.ch.
“Të qenit një refugjate e re, që po kërkonte të dëgjohej dhe kërkonte besim – tani është më e rëndësishme se kurrë të flasim për këtë”, ka thënë ajo. “Pavarësisht nga jeni, besimit apo kufijve tuaj, ju jeni ata që vleni. Duhet të jemi bashkë dhe të heshtim zërat dhe të pranojmë njerëzit ashtu siç janë”.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












