Gruaja
Rita ambicioze: dëshiron të studiojë!
Ajo u ka premtuar prindërve se, para se t`i kushtohet muzikës, do të mbarojë shkollimin universitar
Ndonëse aktualisht është në vlugun e punës për të bërë depërtimin final në skenën e muzikës boterore, këngëtarja londineze me rrënjë shqiptare, Rita Ora nuk heq dorë nga synimi që të kryejë studimet në një universitet.
Ajo thotë se u ka premtuar prindërve se, para se t`i kushtohet karrierës muzikore, do të përfundojë shkollimin universitar.
Në një intervistë që ka dhënë për një televizion Rita Ora, sipas contactmusic.com ka thënë: “Kam lidhur kontratë që në moshën 18 vjeçare. Dhe, në atë kohë duhej përcaktuar: ose do të kryeja fakultetin ose të vazhdoja me muzikë dhe ta shtyja për më vonë diplomimin në universitet. Unë i kam premtuar babait se do ta përfundoj universitetin dhe këtë do ta bëj me siguri”, ka thënë Rita ambicioze.
Por aktualisht nuk duket shumë realiste që ajo të ulet në bankat e amfiteatrove të universitetit. E ndjekur nga sukseset që po i arrin me këngët e publikuara dhe me angazhimet jo të lehta që ia imponon kontrata me Jay-Z, Rita do ta ketë të vështirë të gjejë kohë për të studiuar.
E-Diaspora
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin Thun Bëhet e ditur se në sheshin kryesor të Thun ishte një organizim, ku shumë njerëz kalimtarë...
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
Jeta në Austri
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri? Pandemia e Covid-19 solli një epokë të re të mundësive të punës në distancë, por të...
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte
-
“Haushaltsversicherung”: Si funksionon sigurimi i shtëpisë në Austri?
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998