Lajme
Rifilloi mësimi në shkollat shqipe të Kantonit të St. Gallenit
Javën e kaluar rifilloi mësimi në shkollat shqipe të Kantonit të St. Gallenit; në Flums, në Mels – Sargans, në Buchs, Sevelen, në Ballgach, në Rebstein, në Altstätten, në St. Gallen, në Will, në Wittenbach, në Gossau dhe në ditët në vazhdim pritet të fillojë mësimi edhe në Rapperswil-Jona, në Uznach etj.
Pra, pas tetë javë qëndrimi në banesë, larg shkollës, larg shoqeve dhe shokëve të shkollës, fëmijët u kthyen në bankat shkollore. Tani, jo vetëm në orët e mësimit të rregullt, por edhe në orët e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Orët e para ishin diçka të veçanta, në sytë e nxënësve shihej një mall, një gëzim, të cilin nuk kishte fjalë që ta përshkruante. Pas ankthit dhe pasigurisë shihej në sytë e tyre një rreze shprese, se sëbashku do t`ia dalim. Një gëzim që ndërlidhej me kohën e kaluar nën hijen e pandemisë dhe rifillimit të mësimit. Një fitore që kërkon ende sakrificë, zbatim të rregullave dhe detyrave të parashtruara qartë nga Drejtoria e Shkollës Zvicerane.
Dhe ashtu vepruam duke iu përmbajtur rregullave, por zhvilluam edhe mësimin. Ora mësimore na dukej diçka e veçantë, diçka e bukur, diçka që na kishte munguar që moti. Dhe kjo veçanti shihej edhe në sytë e fëmijëve. Por, gëzimi dhe buzëqeshja e tyre mbulonte çdo pyetje rreth kohës së kaluar në shtëpi, nën hijen e pandemisë dhe pyetjeve të shumta për të ardhmen, e cila pa sytë e fëmijëve nuk ka kuptim.
Ajo, që shihej qartë, ishte se të gjithëve pa dallim na kishte munguar shkolla, klasa, bankat shkollore, mësimet në klasë, komunikimi i natyrshëm dhe liria.
Dhe filluam, me shpresë që ky ankth dhe kjo pasiguri t`i mbetet të kaluarës, dhe me dëshirën më të madhe, që të mos kthehet kurrë në sytë e tyre.
Dhe në fund, ç’të them, para këtyre nxënësve, të cilët i japin forcë jetës.
Unë shpresoj në forcën e tyre, në ëndrrën e tyre sepse ëndrrat e tyre, ia kthejnë buzëqeshjen jetës.

E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













