Shqipëria
Reuters: Samiti i NATO-s në Shqipëri vihet në pikëpyetje
Sipas Reuters, drafti i deklaratës së samitit në Turqi nuk e përmend më Shqipërinë si vendin pritës të samitit të ardhshëm të NATO-s. Burimet lidhin këtë zhvillim me shqetësimet për nivelin e shpenzimeve të mbrojtjes.
Planet për mbajtjen e samitit të radhës të NATO në Shqipëri gjatë vitit 2027 janë vënë në pikëpyetje, ndërsa drafti i deklaratës së samitit që do të mbahet javën e ardhshme në Ankara nuk e përmend më vendin si mikpritës të takimit pasues, përcjell albinfo.ch.
Sipas një raportimi të Reuters, që citon një diplomat të NATO-s, një zyrtar evropian dhe tre persona të njohur me diskutimet, ky ndryshim lidhet me kundërshtimin e administratës së Donald Trump, si dhe me pakënaqësinë e disa vendeve anëtare për nivelin e shpenzimeve të mbrojtjes nga Shqipëria.
Burimet bëjnë të ditur se në versionin aktual të projektdeklaratës liderët e NATO-s shprehin vetëm pritjen për takimin e ardhshëm, pa specifikuar kohën apo vendin ku ai do të zhvillohet.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur vendet evropiane të Aleancës po përpiqen t’i dëshmojnë administratës amerikane se kanë bërë progres në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, duke shmangur njëkohësisht përplasje të mundshme me presidentin Trump.
Sipas Reuters, një nga personat e përfshirë në diskutime ka deklaruar se niveli aktual i investimeve të Shqipërisë në mbrojtje mund të krijojë reagime negative nga Trump nëse samiti do të mbahej në vend gjatë vitit 2027.
Nga ana tjetër, një zëdhënës i qeverisë shqiptare ka theksuar se bëhet fjalë vetëm për një draft, i cili ende është në negociata.
“Projektet janë thjesht projekttekste, jo vendime”, ka deklaruar zëdhënësi për Reuters.
Ndërkohë, Mark Rutte ka deklaruar se Shqipëria, së bashku me disa vende të tjera, është angazhuar ta kalojë pragun prej 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shpenzimet e mbrojtjes gjatë këtij viti.
Qeveria shqiptare ka bërë të ditur se po finalizon masat fiskale që do ta çojnë nivelin e shpenzimeve për mbrojtjen dhe sigurinë në 2.6 për qind të PBB-së gjatë vitit 2026, në përputhje me metodologjinë e NATO-s.
Pavarësisht paqartësive, një diplomat evropian i cituar nga Reuters ka vlerësuar se Shqipëria mbetet ende një kandidate e mundshme për të organizuar samitin e ardhshëm të Aleancës, duke theksuar se vendi po rrit gradualisht investimet në mbrojtje. /Albinfo.ch
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













