Lajme
Restorantet, si mensa të punëtorëve, tani mund të punojnë gjithë ditën
Ato tani mund të jenë të hapura si "mensa" nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22:00. Më parë ato qëndronin hapura vetëm nga ora 11 deri në 14
Në vend se vetëm në kohën e drekës, siç ishte vendosur kohë më parë, restorantet tani mund të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë ditës për punëtorët si mensa ose kantina, raporton srf.ch.
Qeveria Federale ua ka komunikuar kantoneve këtë vendim sot, transmeton albinfo.ch. Por, mbetet i pandryshuar vendimi sipas të cilit vetëm punëtorët që punojnë jashtë lejohen të hyjnë në këto restorante.
Siç dihet, që nga fillimi i marsit, restorantet janë lejuar të hapen si mensa punüetorësh por vetëm midis orës 11 dhe 14 pasdite. Orari i hapjes së këtyre restoranteve tani po përshtatet me kohën e zakonshme të hapjes së mensave të ndërmarrjeve “normale”.
Kjo do të thotë që ato tani mund të jenë të hapur si “mensë” nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22:00, siç është bërë e ditur nga kantoni i Cyrihut të premten, përcjell albinfo.ch.
Vetëm ata që punojnë në terren, siç janë punëtorët e ndërtimit ose montuesit, mund të kenë qasje në këto restorante/mensa.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













