Lajme
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri

Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal të këtij mekanizmi. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Brendshme, gjatë muajit maj u regjistruan vetëm 74 hyrje përmes kësaj skeme, një rënie e ndjeshme në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kur numri arrinte në 1,270, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.
Ky zhvillim lidhet kryesisht me ndalimin e përpunimit të aplikimeve nga shtetasit sirianë, përveç rasteve të jashtëzakonshme, si pasojë e ndryshimeve politike në Damask dhe qëndrimit të ri të autoriteteve austriake.
Që nga fillimi i vitit, mbi 300 shtetas sirianë janë larguar nga Austria, një shifër që përfaqëson rritje prej një të tretës krahasuar me periudhën 2023–2024 të marra së bashku. Përveç largimeve vullnetare apo të detyruara, 58 persona janë transferuar në vendet përkatëse të BE-së nëpërmjet mekanizmit të Dublinit, i cili përcakton vendin përgjegjës për shqyrtimin e kërkesës për azil.
Në muajin maj, Austria regjistroi gjithsej 1,443 kërkesa për azil – shifra e dytë më e lartë për këtë vit, pas janarit. Megjithatë, krahasuar me majin e vitit 2024, kjo përfaqëson një rënie prej 42 për qind, ndërsa për pesë muajt e parë të vitit, rënia arrin në 36 për qind, transmeton albinfo.ch.
Afganët përbëjnë grupin më të madh të azilkërkuesve për muajin maj, me gjithsej 513 aplikime, prej të cilave 223 janë aplikime të reja, ndërsa pjesa tjetër janë aplikime pasuese, të cilat shpesh bëhen nga persona me status të mbrojtjes plotësuese që kërkojnë azil të plotë.
Nga 341 aplikime të paraqitura nga shtetas sirianë, vetëm 117 janë të reja, ndërsa shumica lidhen me fëmijë të lindur në Austri, të cilët tani kërkojnë mbrojtje në përputhje me statusin e prindërve të tyre.
Në nivel evropian (përfshirë BE-në, Norvegjinë dhe Zvicrën), deri në fund të majit 2025 janë regjistruar gjithsej 332,655 kërkesa për azil, një rënie prej 22 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Austria renditet në vendin e dhjetë në nivel kontinental, kur shifrat përllogariten në raport me popullsinë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Prishtina, kryeqyteti i banesave pa banorë Këto nuk janë banesa të braktisura – përkundrazi, janë të reja, të mobiluara, shpesh të pajisura...
-
Zgjedhjet lokale: Të mërkurën nis regjistrimi i diasporës, ҫka duhet të dini?
-
Dy vëllezër, dy arkitektë, diplomuan për një ditë në Zvicër
-
Oficeri i FSK-së shpërblehet me çmim të lartë amerikan
-
Atje ku malet prekin qiellin dhe mbretëron qetësia
Jeta në Austri
-
Zgjedhjet lokale: Të mërkurën nis regjistrimi i diasporës, ҫka duhet të dini? Nga e mërkura, më 23 korrik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të hapë afatin për...
-
Austri: Mediat sociale vetëm për përdorues mbi 15 vjeç
-
Austri: Kufizime dhe ndryshime në shërbimin hekurudhor
-
Austriakët paguajnë më shumë se mesatarja e BE-së, thonë shitësit me pakicë
-
Futbollisti Smakaj transferohet në Austri