Lajme
Rënie e lehtë e numrit të infeksioneve, javën e kaluar në Zvicër
Në javën e 15-të janë raportuar gjithsej 14,122 raste të konfirmuara nga laboratori, krahasuar me 14,187 sa ishin në javën e mëparshme
Numri i infeksioneve të raportuara të kurorës në kantonet zvicerane dhe në Principatën e Lihtenshtajnit ka shënuar rënie për 0,5 përqind në javën nga 12 prilli deri më 18 prill (java 15).
Kështu ka njoftuar Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) të enjten, shkruan sda.ch.
Megjithatë, luhatja në numrin e testeve rreth festës së Pashkëve ende e bën të vështirë vlerësimin e plotë të situatës.
Sipas raportit të fundit javor të BAG, në javën e 15-të janë raportuar gjithsej 14,122 raste të konfirmuara nga laboratori, krahasuar me 14,187 sa ishin në javën e mëparshme, transmeton albinfo.ch. Prania e viruseve të mutuara të koronave ishte 97 për qind e 494 mostrave të analizuara.
Incidenca e rasteve të konfirmuara nga laboratori varionte nga 62 raste për 100,000 banorë në Appenzell Innerrhoden në 234 raste në kantonin e Gjenevës. Përjashtim ishte kantoni i Urit me 471 raste për 100,000 banorë. Në mbarë vendin, incidenca ishte 163.4 për 100,000.
Në javën raportuese janë regjistruar 188,301 teste. Kjo tregon për një rënie prej 8 për qind krahasuar me javën e kaluar, përcjell albinfo.ch. Përqindja e testeve pozitive PCR është rritur nga 8.4 në 9.4 për qind. Ndërsa shkalla e testeve pozitive të shpejtë të antigjenit ka rënë nga 5.7 në 5.5 për qind.
Numri i shtrimeve në spital për pacientët Covid 19 ka rënë në 409 gjatë javës raportuese. 477 pranime ishin raportuar në javën e mëparshme.
Sipas raporteve nga 22 kantone dhe Lihtenshtajni, më 20 Prill ishin 16,285 njerëz në izolim dhe 26,359 në karantinë.
Këta numra janë rritur krahasuar me javën e kaluar. Përveç kësaj, numri i njerëzve në karantinë pasi kanë ardhur nga një vend me rrezik të rritur të infeksionit është rritur ndjeshëm në 5664.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












