Ekonomi
Rënie e euros, dollarit dhe frangut
Franga zvicerane është monedha tjetër e rëndësishme që ka parë një zhvlerësim në tregun e brendshëm, duke rëne me 0.26 lekë, në 108.79 lekë
Të gjitha valutat kryesore kanë shënuar rënie, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë.
Një euro është këmbyer me 125.49 lekë, me një nënçmim prej 0.02 lekësh në krahasim me një ditë më parë, duke mbetur në nivelin më të ulët që prej datës 6 qershor, kur Banka e Shqipërisë filloi ndërhyrjet në tregun valutor për të frenua rënien e pakontrolluar të euros.
Në tkurrje më të fortë ishte dollari, i cili ra me 0.27 lekë, duke u këmbyer me 108.28 lekë, shkruan ‘monitor’.
Funti britanik ishte gjithashtu i nënçmuar. Ai këmbehej në tregun vendas me 140.34 lekë, me një rënie prej 0.38 lekësh në krahasim me fillimin e javës, përcjell albinfo.ch.
Franga zvicerane është monedha tjetër e rëndësishme që ka parë një zhvlerësim në tregun e brendshëm, duke rëne me 0.26 lekë, në 108.79 lekë.
Rënia në bllok e valutave kryesore tregon se monedha vendase mbetet e fortë. Më shumë se një tregues i nivelit të fortë të ekonomisë, mbiçmimi i lekut në këtë periudhë është tërësisht i lidhur me fluksin e lartë të hyrjes së valutave në vend nga emigrantët, ku mbizotëron euro, por nuk mbeten pas edhe funti britanik dhe dollari.
Rreth 40% e popullsisë shqiptare jeton jashtë, sipas të dhënave zyrtare, një nga përqindjet më të larta në botë. Përveçse dërgojnë rregullisht para tek të afërmit, një pjesë e tyre vijnë për pushime në vend në gusht, apo në dhjetor, që janë dhe periudhat kur tradicionalisht ka pasur një forcim të monedhës vendase për shkak të rritjes së fluksit të valutave.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












