Lajme
Rënia e Bitcoin: Pse po fundoset tregu i kriptovalutave?
Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera kanë hyrë në një periudhë rënieje të thellë gjatë javëve të fundit. Pas arritjes së një rekordi prej mbi 126 mijë dollarësh, Bitcoin ka rënë me më shumë se 30% dhe aktualisht tregtohet rreth 87 mijë dollarë. Ekspertët identifikojnë disa arsye kryesore pas kësaj lëvizjeje drastike.
Kthesa e papritur në tregjet financiare
Investitorët janë bërë më të kujdesshëm për shkak të frikës se Rezerva Federale e SHBA nuk do të ulë normat e interesit. Normat e larta e bëjnë investimin më të shtrenjtë, ndërsa asetet e rrezikshme – si kriptovalutat – humbasin tërheqjen e tyre. Optimizmi i muajve të fundit është kthyer në pasiguri, transmeton albinfo.ch
Goditjet në sektorin e teknologjisë
Rënia e aksioneve të kompanive të mëdha teknologjike si Amazon, Nvidia dhe Microsoft ka shtuar tensionet. Humbjet miliardëshe në Nasdaq kanë rritur frikën në treg, duke nxitur largimin nga investimet e rrezikshme.
Treg i brishtë dhe mungesë blerësish
Pas një rënieje të fortë më 10 tetor, interesi i blerësve në platformat e kriptove ka rënë dukshëm. Shumë investitorë po shesin për të siguruar fitimet e muajve të fundit, ndërsa numri i blerësve nuk mjafton për të stabilizuar çmimin. Kjo po e bën tregun shumë të ndjeshëm ndaj luhatjeve.
Pritshmëri politike që nuk po mbajnë më peshë
Shpresa se administrata amerikane do të sillte një klimë më miqësore për kriptovalutat i ndihmoi çmimet të ngjiteshin më parë. Por këto pritshmëri tashmë janë konsumuar. Ndërkohë, tensionet gjeopolitike dhe kushtet e vështira ekonomike po ndikojnë më shumë se deklaratat politike.
Çfarë pritet të ndodhë?
Sipas analistëve, Bitcoin ndodhet në një moment kyç: ose do të gjejë një impuls të ri për t’u rikthyer në rritje, ose tendenca negative do të thellohet. Në mungesë të lajmeve pozitive dhe me tregjet globale nën presion, rikuperimi i shpejtë duket i vështirë.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













