Shkurt.ch
Rekord: Rreth 60 milionë refugjatë nëpër botë
Bota nuk ka regjistruar aq shumë njerëz që kanë ikur prej shtëpive të tyre që nga Lufta e Dytë Botërore
Numri i refugjatëve dhe të zhvendosurve brenda vendit ka vazhduar të rritet gjatë vitit të kaluar.
Në gjysmën e parë të 2014-ës, sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së, UNHCR, 5.5 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Nga fundi i qershorit të vitit të kaluar ishte Pakistani që strehonte më së shumti refugjatë, 1.6 milionë njerëz. Pastaj vjen Libani me 1.1 milionë, Irani 982 mijë, Turqia 824 mijë, Jordani 737 mijë, Etiopia 588 mijë, Kenia 537 mijë dhe Çadi me 455 mijë.
Fundi i 2013-ës kishte regjistruar 51.2 milionë refugjatë në botë. Sipas UNHCR-së, ky numër i personave të zhvendosur nuk është regjistruar as në Luftën e Dytë Botërore.
Në gjysmën e parë të 2014-ës, 5.5 milionë njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre. Nga këto 1.4 milionë njerëz u larguan jashtë vendit të tyre, pjesa tjetër ka kërkuar strehë brenda kufijve të vendit të tyre, njofton UNHCR.
Komisari për Refugjatë bën thirrje për solidaritet. Numri i atyre që kërkojnë ndihmë është rritur brenda një viti në 3.4 milionë njerëz, deri në qershor të 2014-ës.
Numri i refugjatëve dhe i personave të zhvendosur ka arritur në nivelin rekord vitin e kaluar, tha Komisari i Lartë për Refugjatë, António Guterres. Prandaj Guterres bëri thirrje për më shumë solidaritet ndërkombëtar.
UNHCR ndihmon një total prej 13 milionë refugjatëve. Grupi më i madh i refugjatëve, 3 milionë, vjen nga Siria dhe afganët me 2.7 milionë. Mbi 4 milionë refugjatë palestinezë nuk janë në kompetencë të UNHCR-së.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












