Lajme
Rekord i rasteve ditore të infektuarish në Kroaci dhe Slloveni
Në Kroaci janë regjistruar 748 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve, e kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.
Prej fillimit të pandemisë, Kroacia deri më tani i ka regjistruar gjithsej 21.741 raste të infektimeve dhe 334 viktima.
Tash për tash janë 3.210 raste aktive ose rreth 1.000 më shumë se javën e kaluar.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në hapësirat publike të mbyllura, baret dhe restorantet duhet të mbyllen në mesnatë dhe numrin e mysafirëve e kanë të kufizuar.
Personat që duan të organizojnë tubime me mbi 50 persona duhet të kërkojnë leje për një gjë të tillë së paku pesë ditë para ngjarjes.
Edhe Sllovenia gjithashtu shënoi rekord të rasteve ditore me COVID-19, me 707 të infektuar për 24 orë, shkruan “The Guardian”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri? Austria ka një përzgjedhje të gjerë të supermarketeve cilësore, por ka disa dallime kryesore rajonale për...
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit