Bota
Refugjatët po futen më shpejt në tregun gjerman të punës
Integrimi në tregun e punës i refugjatëve të ardhur në Gjermani në vitet e fundit po arrihet më shpejt se sa ishte menduar, sipas ekspertëve. Por pagat e tyre janë relativisht të ulta.
Sipas vlerësimeve të Institutit për Tregun e Punës dhe Studimin e Profesioneve (IAB) refugjatët po integrohen më shpejt në tregun e punës, se sa mendohej më parë. „Unë mendoj, se në vjeshtë afër 40% e refugjatëve në moshën e punës do të arrijnë të futen në tregun e punës”, ka thënë së fundmi drejtuesi i sektorit të migrimit, integrimit dhe studimit të tregut të punës në IAB, Herbert Brücker për rrjetin redaksional, „Netzwerk Deutschland”, përcjellë albinfo.ch
Me këto ritme mund të jemi „të kënaqur”, tha ai, „po të kujtosh se kushtet fillestare të refugjatëve në vitin 2015 e më pas ishin shumë të vështira”, kjo sepse, gjermanishtja si gjuhë është shumë më larg arabishtes, se gjuhët e refugjatëve që erdhën nga Ballkani në vitet 90-të.”
Herbert Brücker, Institut für Arbeitsmarkt- und Berufsforschung IAB, (Imago/Jürgen Heinrich)
Herbert Brücker
Me zanat po pa shkollë profesionale
Brücker tha më tej, se afërsisht 36% e refugjatëve në moshën 15 deri në 64 vjeç janë të punësuar. „Këta janë rreth 380.000-400.000 vetë. „Shumë prej tyre janë të punësuar si punëtorë për një kohë të kufizuar, edhe pse me rroga relativisht të ulta”. Por përveç kësaj, thotë eksperti Herbert Brücker, ka një numër të madh refugjatësh që punojnë në gastronomi, në fushën e „Security”, të pastrimit, në ndërtim dhe në kujdesin shëndetësor ndaj të moshuarve”.
Afër 50% e refugjatëve në Gjermani kanë një punë të kualifikuar. „Kjo është një vlerë e lartë, po të mendosh, se vetëm çdo i pesti refugjat para ardhjes ka pasur një shkollë profesionale apo universitet”, thotë Brücker. Eksperti e shpjegon këtë me atë, që në vendet origjinë ata kanë kryer punë të kualifikuara, edhe pa diplomë profesionale. „Në vende si Siria nuk ka shkollë profesionale për mekanikët si tek ne. Zanati mësohet në punë.” Kurse mjekët apo studiuesit kategorizohen në statistikat e IAB si specialistë. „Në këtë sektor punojnë maksimalisht 6% e refugjatëve.”
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














