Integrimi
Refugjatët: “Fletushka na sheh si njerëz të egër”
Vendimi i autoriteteve të Lucernit që përmes një fletushke në gjuhët e grupeve më të mëdha të refugjatëve të bëjnë parandalimin e sjelljeve të këqija të tyre ndaj femrave, gjatë karnavalit që mbahet këto dit, ka shkaktuar një reagim nga refugjatët. Në një letër të hapur që ata i kanë dërguar Qeverisë së Kantonit të Lucernit thonë se ndjehen të diskriminuar dhe të fyer nga kjo qasje.
Kjo letër është botuar në gazetën “Neue Luzerner Zeitung” të së shtunës.
“Ne ndjehemi të fyer nga aksionet tuaja të javëve të fundit. Ju na keni paraqitur si njerëz të egër, të cilët duhet iluminuar. Me një qasje të tillë, qeveria vetëm sa po i hedh edhe më shumë vaj zjarrit dhe po provokon racizmin kundër nesh”, thuhet aty.
Letra është “nënshkruar” me “Refugjatët në Kantonin Lucern”.
Ndryshe, fletushka të cilën e ka shpërndarë qeveria, përmes vizatimeve u tërheq vërejtjen refugjatëve për rregullat e sjelljes në Zvicër. Krahas rregullave të përgjithshme, aty bëhet fjalë edhe për raportet në mes të mashkullit dhe femrës. Në këtë kontekst, sqarohet aty, “një Jo që e thotë femra mbetet Jo dhe atë duhet respektuar”.
Njëri ndër përpiluesit e letrës së hapur është edhe Süleyman Özbayhan, refugjat i pranuar, prej pesë vitesh në Zvicër. “Fushata sqaruese e qeverisë na vë para dyshimit kolektiv. Ajo na hedh të gjithëve në një thes dhe kjo na pengon”, thotë ai.
Ndërsa përfaqësuesi i qeverisë, Guido Graf shprehet i befasuar me këtë letër. Ai thotë se fletushka nuk u është drejtuar në mënyrë specifike vetëm refugjatëve. Ndërsa ka sqaruar se shkaktare për një fletushkë të tillë kanë qenë informatat nga popullata për shtimin e ngacmimeve seksuale.
Ndërkohë, karnavalet në Lucern kanë filluar që nga e enjtja dhe deri tash nuk janë raportuar probleme të kësaj natyre.
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










