Kosova
Rashiq ndan detaje nga takimi me guvernatorin e BQK-së dhe Kurtin
Rashiq: Lus serbët të injorojnë lajmet e rreme për mbylljen e institucioneve
Sot, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një konferencë për media ka shpalosur detaje nga takimi i djeshëm që kishte me guvernatorin e BQK-së, Ahmet Isamili, lidhur me rregulloren e BQK-së dhe çështjen e dinarit serb, përcjell albinfo.ch.
Rashiq ka thënë se guvernatori ishte i qartë në shpjegimin e tij sa i përket anës teknike të implementimit të kësaj rregulloreje.
“Para se gjithash sa i përket BQK-së për të gjithë ata që nuk e kanë ditur, ekzistojnë dy mënyra të përdorimit të dinarit.
I pari është që Banka Qendrore e Serbisë dhe ajo e Kosovës të zhvillojnë mes veti transaksion. Unë kam marrë konfirmim nga z.Ismaili që ata sot do të kontaktojnë me Bankën Qendrore në Serbi, dhe që konvertimi i dinarit në euro do të jetë shumë i lehtë dhe shumë i zbatueshëm për ata që pranojnë pagesa në dinarë. E dyta, është mënyra tjetër që bankat që kanë përfaqësi këtu dhe në Serbi, ta bëjnë kthimin e dinarit në euro direkt, dhe përdorimi të bëhet këtu”, tha Rashiq.
Ministri për Komunitete dhe Kthim tutje shtoi se të gjithë njerëzit që nuk kanë llogari bankare do t’u mundësohet të hapin ato pa pagesë, shkruan Telegrafi.
“Kjo është në përputhje të plotë më mënyrën dhe rregulloren evropiane për zbatimin e pagesave”, tha ai.
Rashiq bëri të ditur se dje pasdite ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin Albin Kurti, të cilin e falënderoi për mirëkuptimin dhe gjetjen e mënyrës për implementimin dhe gjetjen e zgjidhjes sa i përket përdorimit të dinarit.
“Gjatë takimit me Kurtin kemi biseduar edhe për gjëra të tjera, dhe kemi ardhur në përfundim që kryeministri veçse e ka bërë publik. Kjo është një periudhë tranzicioni. Nga ana juridike dhe teknike mendoj që kjo është mënyra e duhur sesi duhet të vazhdojë. Nuk dua të hyj në të kaluarën përse ka ardhur deri te kjo, por më duhet të ndërlidhem prapë me këtë, ne e kemi ditur që Banka Komerciale, e cila ka qenë e vetmja që ka pasur licencë për operim në Kosovë, do të mbyllet, këtë e kam ditur qysh në vitin 2022. Në shtator të vitit të kaluar kanë marrë informatën që do të mbyllen, dhe askush nga administrata e tyre nuk e kanë parë të udhës të riaplikojë sërish për marrje të licencës për punë”, u shpreh Rashiq.
Ministri tutje u bëri thirrje qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë që të mos bien pre e lajmeve të rreme, ku po thuhet se do të mbyllen edhe institucionet shëndetësore e arsimore.
“Dua ‘ju them të gjithëve, posaçërisht punonjësve në këto institucione se diçka e tillë nuk do të ndodhë, kam zotimin e kryeministrit për këtë dhe kjo do të thotë se ata lirisht mund të vazhdojnë me punën e tyre Në këso rrethanash shihet se lajmet e rrejshme janë ato që më së shpejti shpërndahen”, tha Rashiq.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











