Futboll
Rashica, “mbret” në Werder
Pa dyshim që yjet shqiptare po “çmendin” ligat më të forta evropiane
Vedat Muriqi në Turqi, Amir Rrahmani në Itali e Milot Rashica në Gjermani, janë tre futbollistët që po lënë më së shumti gjurmë.
E Milot Rashicës së fundmi i është rritur edhe vlera në treg. Nga 20 milionë sa ishte në sajtin “Transfermarkt”, tani ai vlen 35 milionë.
Thuhet se me këtë rritje ai është bërë lojtari më i vlefshëm te klubi i Werderit.
Është bërë e ditur se Rashica la prapa Maximilian Eggestein me 23 milionë e Davy Klaassen me 22.
Kujtojmë se Milot Rashica është shpërblyer pas sezonit fantastik që pati me Werder Bremen.
Ai pati pranuar edhe çmimin si ‘Lojtari i vitit’ te skuadra gjermane.
Rashica shijoi një edicion fantastik, pavarësisht startit të vështirë që pati me Werderin.
Futbollisti vushtrrias ishte vendimtar në disa prej sfidave të sezonit të kaluar, çka impresionoi edhe trajnerin Florian Kohfeldt, i cili pati thënë: ‘’Kur Rashica ka topin, çdo kundërshtar duhet ta ketë frikën’’.
Ai po cilësohet si talenti i madh shqiptar që po vazhdon me formën e shkëlqyeshme të Werder Bremen.
Nga ana tjetër, Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejnë te Fenerbahce dhe në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi shqiptar po tregon formë të lartë qysh në sezonin e tij të parë te skuadra turke.
Reprezentuesi i Kosovës është vlerësuar si lojtari më i dalluar, duke lënë mbrapa vetës emra shumë të njohur. Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











