Kuriozitete
Raportohet se Apple po zhvillon një iPhone dhe iPad me ekran me palosje
Hapi i madh i radhës i pajisjeve mobile të Apple mund të jetë një format i ri me palosje sipas disa raportimeve të publikuara ditën e Dielë.
Sipas Wall Street Journal, Apple synon të lançojë dy pajisje me ekrane me palosje në 2 vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për një model të madh 19-inç që mund të konkurrojë me monitorët desktop si dhe një model më i vogël që do të shërbejë si iPhone me ekran me palosje por më të madh sesa ekrani i iPhone 16 Pro Max.
WSJ thotë se Apple ka qenë duke zhvilluar pajisjet në fjalë prej vitesh ndërsa iPhone me ekran me palosje do të jetë i pari që do të bëhet i disponueshëm. Kompania raportohet se do ta lançojë në 2026 edhe pse ekziston mundësia që të shtyhet edhe me një vit.
Bloomberg nga ana tjetër e përshkruan pajisjen e madhe si një iPad gjigant dhe që ka marrë vëmendjen kryesore të Apple edhe pse ky i fundit ka eksploruar një iPhone me ekran me palosje.
Me sa duket ekipi po bën përparim të rëndësishëm drejt qëllimit të tij për të krijuar një ekran pa rrudha që është e dukshme në ekranet ekzistuese të palosshme kur ato hapen.
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












