Kosova
Raporti i PE-së: Pesë shtetet e BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës
Njohja e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së, kërkesë në raportin e Parlamentit Evropian
Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën në Bruksel raportin për Kosovën, duke riafirmuar mbështetjen për rrugën evropiane të vendit dhe duke u bërë thirrje pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë pa vonesë, përcjell albinfo.ch.
Raporti u miratua me 412 vota pro, 174 kundër dhe 58 abstenime. Lajmin e bëri të ditur raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.
Dokumenti mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022, dhe i kërkon Këshillit të BE-së që të ecë përpara me shqyrtimin e aplikimit, duke i dhënë vendit statusin e kandidatit sapo të përmbushen kriteret përkatëse.
Eurodeputetët u bëjnë thirrje gjithashtu pesë shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin Kosovën ta ndryshojnë këtë qëndrim, në mënyrë që vendi të mund të avancojë në procesin e integrimit evropian në kushte të barabarta me vendet e tjera kandidate.
Raporti vlerëson se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 janë zhvilluar në mënyrë të rregullt, por shpreh shqetësim për ngërçin politik që ka pasuar procesin zgjedhor. Sipas eurodeputetëve, vonesat në konstituimin e institucioneve mund të rrezikojnë përfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.
Në dokument rikujtohet edhe opinioni i Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i vitit 2010, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Raporti mirëpret gjithashtu deklaratën për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për përballimin e kërcënimeve hibride të sigurisë në rajon.
Njëkohësisht, Parlamenti Evropian miratoi edhe raportin për Serbinë, ku kërkohet përparim në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, me synimin për arritjen e njohjes së ndërsjellë. Në raport i kërkohet gjithashtu Beogradit të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe shprehet shqetësim që Milan Radoičić ende nuk është vënë para drejtësisë për sulmin terrorist në Banjskë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













