Kosova
Rame Lahaj mbyll festivalin me një gala-mbrëmje madhështore në Prishtinë
Tenori shqiptar interpretoi së bashku me artistë me famë botërore, ndërsa “Bella Ciao” elektrizoi publikun në sheshin “Skënderbeu”
Edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Rame Lahaj” u përmbyll me një gala-mbrëmje spektakolare në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke sjellë për publikun një mbrëmje të mbushur me muzikë klasike dhe interpretime të artistëve me renome ndërkombëtare.
Koncerti nisi me uverturën e operës “Il Barbiere di Siviglia” të kompozitorit Gioacchino Rossini, ndërsa gjatë mbrëmjes u interpretuan disa nga ariet më të njohura të repertorit botëror.
Në skenë, përveç tenorit Rame Lahaj, performuan edhe sopranoja Vanessa Goikoetxea, mezosopranoja Štěpánka Pučálková dhe bass-baritoni Luca Pisaroni, nën dirigjimin e maestros Giuseppe Finzi.
Ashtu si edhe vitin e kaluar, artistët u shoqëruan nga Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar, duke i dhënë një dimension të veçantë natës përmbyllëse të festivalit, që këtë vit mbante moton “Play Music, Not War”.
Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte interpretimi i këngës së njohur italiane “Bella Ciao”, himni antifashist që vazhdon të mbetet një simbol i lirisë dhe rezistencës, duke u mirëpritur me duartrokitje të gjata nga publiku i pranishëm në zemër të kryeqytetit.
E-Diaspora
-
Itali
Sherri i dyshuar për një vajzë përfundon në tragjedi, vritet 24\-vjeçari shqiptar në Itali I riu u godit disa herë me thikë dhe humbi jetën në spital\. Gjatë incidentit mbeti... -
Kolona deri në një orë në kufi, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë -
Gjermani
Mediat gjermane raportojnë për aksidentin tragjik në Nittendorf, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Kosova -
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet











