Shqipëria
Rama shpërthen keq ndaj protestuesve
“ Janë bërë parellinj me shalë dhe me kremra, është krijuar një skemë për t’u dukur njësoj si droga, që të shtojnë dozën ‘like’ e ‘followers’”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj protestave që prej tri javësh po zhvillohen para Kryeministrisë, duke i kritikuar ashpër pjesëmarrësit dhe motivet e tyre, përcjell albinfo.ch.
Gjatë një mbledhjeje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se është krijuar një skemë ku njerëzit përfshihen në protesta për shkak të ndikimit të rrjeteve sociale dhe nevojës për vëmendje publike.
Sipas tij, algoritmet e platformave sociale funksionojnë në mënyrë të ngjashme me varësinë, duke nxitur vazhdimisht kërkimin e më shumë pëlqimeve, ndjekësve dhe ekspozimit publik.
“Sa herë e keni dëgjuar gjatë këtyre ditëve nga njerëz që kurrë në jetën e tyre nuk e kanë imagjinuar të përfshihen me politikë dhe protesta, por janë bërë parellinj me shalë dhe me kremra, që të shfaqen bashkë me shalët dhe kremrat e tyre, sepse është trendi”, deklaroi Rama.
Ai shtoi se shumë persona marrin pjesë në protesta nga frika se mos mbeten jashtë asaj që ai e quajti “vala e momentit”, duke argumentuar se në ekonominë moderne të vëmendjes shpërblehet vetëm ai që ekspozohet dhe krijon përmbajtje sa më dramatike.
Rama kritikoi gjithashtu përmbajtjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, duke pretenduar se shpesh përdoren pamje nga vende të tjera dhe paraqiten sikur janë regjistruar në Shqipëri.
Deklaratat e kryeministrit vijnë në një kohë kur protestat para zyrës së tij kanë vazhduar për javë të tëra, me pjesëmarrësit që kërkojnë dorëheqjen e tij dhe ndryshime në qeverisje./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











