Shqipëria
Rama premton kompensim për familjet e prekura nga përmbytjet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka premtuar se ekzekutivi do t’i ndihmojë të gjitha familjet e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Gjatë mbledhjes së Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile, Rama kërkoi nga ministrat dhe nga organet e tyre që të angazhohen me seriozitetin maksimal për të bërë gati faturën e dëmeve, dhe më pas për të nisur sa më parë procesin e kompensimit e familjeve që janë dëmtuar nga përmbytjet, përcjell albinfo.ch.
“Tani duhet të fokusohemi paralelisht tek identifikimi një për një i të gjitha dëmeve dhe inventarizimi një për një i të gjitha pasojave. Duke renditur në radhë të parë banesat, pastaj rrugët, urat, nuk diskutohet për shkollat që janë prekur dhe që duhet ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur që mësimi të nisë sa më parë”, ka thënë Rama.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











