Shqipëria
Rama në Samit: Shans i madh se sa mund të bëjmë së bashku
Ky Samit mbledh liderë nga vende të ndryshme të Evropës për të diskutuar mbi çështje të sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe sfidave të përbashkëta politike e ekonomike në kontinent
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur sot në Armeni për të marrë pjesë në Samitin e tetë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Ky Samit mbledh liderë nga vende të ndryshme të Evropës për të diskutuar mbi çështje të sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe sfidave të përbashkëta politike e ekonomike në kontinent.
Pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë aktivitet vjen në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë në proceset evropiane dhe forcimit të bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, transmeton albinfo.ch.
“Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Evropian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Evropës”, tha Rama.
Gjatë punimeve të samitit, pritet që liderët të trajtojnë tema me rëndësi strategjike për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Evropës.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C












