Shqipëria
Rama ironizon kërkesat për dorëheqje: Dorëhiqem në vitin 2030
Rama u përgjigjet kërkesave për dorëheqje: Prisni deri në 2030
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me ironi ndaj kërkesave për dorëheqjen e tij, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell albinfo.ch.
Rama tha se kishte marrë një mesazh anonim që i kërkonte të largohej nga detyra, ndërsa vendosi t’i përgjigjej me atë që e quajti një “manifest” të dorëheqjes.
“Mirëmëngjes, dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë”, shkroi ai.
Në vijim të postimit, kryeministri renditi me ironi një sërë arritjesh të qeverisë së tij, duke përsëritur shprehjen “Dorëhiqu” për transformimet urbane e rurale, ndërtimin e aeroporteve, rritjen e turizmit, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, përmirësimin e ekonomisë, rritjen e pagave, si dhe investimet në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë.
“Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht. Ose mendoje kështu: Dorëhiqu… në 2030! Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri”, përfundoi Rama në postimin e tij.
Me këtë reagim, kreu i qeverisë iu përgjigj në mënyrë satirike kritikëve, duke mbrojtur bilancin e qeverisjes së tij dhe duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i vendit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













