Shqipëri
Rama: Është rritur numri i turistëve, këtë vit ka 25% më shumë shqiptarë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mohuar raportimet se plazhet shqiptare kanë ngelur të boshatisura nga mungesa e turistëve për shkak të çmimeve të larta.
Madje, sipas tij, ka edhe një përpjekje të ulët sulmi, për të thënë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë.
”Fakti është që nga janari në qershor ka 1.7 milionë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri, ose 25% më shumë se vjet”.
Lidhur me këtë, Rama u shpreh se ka komunikuar me kryetarët e komunave bregdetare, të cilët, sipas tij, janë skandalizuar me lajme e komente të manipuluara.
”Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar. Kam folur me kryetarët e bashkive bregdetare. Të gjithë janë të skandalizuar nga shumë video, lajme, komente të rreme të manipuluara që duan të thonë që këtu nuk ka ardhur njeri. Natyrisht që faktet janë në terren. Ky sulm i organizuar vjen nga disa anë. Sistemet tona të sigurisë kibernetike kanë ndezur dritën e kuqe për këtë. Janë shumë profile false që përdoren për këtë sulm”.
”Vjet u surprizuam pozitivisht nga italianët, italianët deri në qershor kanë qenë 486 mijë, ose 57%. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq, 61%, polakët 74%, por kanë shkuar mbi 100 mijë deri në qershor”.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet











