Shqipëria
Rama apel bizneseve: Mos e sprovoni shtetin, nuk ka tolerime
Kryeministri Edi Rama ka apeluar sot te bizneset që të mos e sprovojnë administratën dhe shtetin, duke mos punuar rregullisht me faturat përkatëse.
Gjatë një takimi me drejtuesit e tatimeve, kryeministri Rama theksoi se “kemi zgjedhur prej më shumë se 6 muajsh një qasje këshilluese, informuese, edukuese, duke mos preferuar të shkojmë te hapi i fundit, pa bërë hapat e tjerë”, transmeton ATSH.
Kjo periudhë, theksoi Rama, “ka përfunduar dhe besoj që legjislacioni është i qartë dhe masat që legjislacioni parashikon për çdo biznes që nuk punon rregullisht me faturat përkatëse janë të atilla që nuk ia vlen aventura e moslëshimit të faturës. Dihet që nëse nuk lëshon një kupon në një lokal, të mbyllet lokali. Në një njësi tregtare, të mbyllet njësia, për një periudhë që të sjellë një dëm të madh”, u shpreh Kryeministri.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se nuk do të tolerohet askush.
“Kështu që ju lutem të gjithëve, mos e sprovoni administratën dhe mos e sprovoni shtetin, sepse nuk do tolerohet askush”, ishte apeli i kreut të Qeverisë ndaj bizneseve.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














