Kosova
Raka: Çfarëdo grumbullimi është kërcënim për shëndetin publik
Mikrobiologu Lul Raka ka komentuar moshapjen e xhamive dhe ka apeluar që qytetarët t’u përmbahen masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.
Ai ka dhënë detaje për takimin që patën sot me Myftiun Naim Tërnava, ku tha se qëllimi kryesor është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve të Kosovës.
”Unë kuptoj plotësisht shqetësimin e besimtarëve, të atij i cili po mban Ramazan dhe i cili një nga festat kryesore e ka Bajramin. Qysh nga mesi i prillit e kam shkruar, e edhe më herët e kam thënë se: çfarëdo grumbullimi i njerëzve është kërcënim për shëndetin publik në Kosovë”, ka thënë Raka në Info Magazine, të Klan Kosovës, përcjell albinfo.ch.
”Kjo vlen edhe për deputetët e Kuvendit të Kosovës, edhe për testimet e demonstratave në shesh, edhe për besimtarët në Kosovë”.
Raka tregoi pse falja e namazit të Bajramit si më parë, apo hapja e xhamive në Kosovë do të përbënte rrezik në këtë kohë pandemie.
”Janë me qindra e mijëra besimtarë, nga to në mesin e tyre janë mbi 65 vjeç, në moshë pensionimi e që mund të kenë probleme kronike shëndetësore, e të cilat janë kërcënim serioz për virusin e ri. E tash vendimi, propozimi apo sugjerimi ynë për të shmangur faljen në xhamia është shumë i rëndë. Por edhe në kohë pandemie, princërit kanë marrë vendime shumë të vështira”.
”Por duke marrë parasysh shëndetin e besimtarit, ai pastron duart vazhdimisht, por ai mund ta bartë në shtëpi dhe familjari apo kushdo që ka kontakt me të mund ta përballojë shumë më rëndë”, tha Raka. /ahk
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













